#reportTV #lajmeshqip #lajme
Gjykata e Durrësit pritet të jap ditën e sotme masën e sigurisë për Klajdi Xibrakun e Erion Petin dy ortakët e kompanisë 'Masabi Fruits', në kontenierin e të cilës u kapën143 kg kokainë e ndarë në 120 pako.
Sasia e kokainë u kap në portin e Durrësit 3 ditë më parë ku ka qenë skaneri i kontrollit që ka zbuluar sasinë e madhe të drogës të vendosur në tavanin e konteinerit me banane për llogari të kompanisë shqiptare 'Masabi Fruits' me seli në Kombinat të Tiranës.143 kg kokainë ishte e ndarë në 120 pako dhe kanë të stampuar foton e Pablo Eskobar, narko-trafikantit kolumbian si dhe shënimet "El mejor" (më e mira) dhe "Viejon" (i moshuari) dhe ishin të mbështjella me natriban kaf dhe të zi.
Ещё видео!