Një rrjet që trafikonte kokainë drejt Italisë është shkatërruar nga policia italiane dhe ajo shqiptare, duke vënë në pranga 11 persona.
9 prej të arrestuarve u ndaluan në vendin fqinj ndërsa 2 tjerët u prangosën nga policia shqiptare në orët e parë të mëngjesit të së enjtes.
Në një operacion ndërkombëtar të koduar “ZAD” u vunë në pranga Florjan Palja, 32 vjeç banues në Shkodër, ndërsa në Cërrik u arrestua 49-vjeçari Ilia Deda. Mësohet se 8 nga 11 të arrestuarit janë shqiptarë.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ka rezultuar se 32-vjeçari Palaj ka patur rolin e ndërmjetësit mes disa shtetasve shqiptarë për blerjen e pakove të kokainës.
Ndërsa 49-vjeçari Deda, duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për grumbullimin dhe më pas nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë.
Sasia e kokainës që grumbullohej nga Deda dhe personat e tjerë, mbahej në rruajtje nga shqiptarët që tashmë janë arrestuar nga policia.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!