Pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic kërkoi mbështetejn e qytetarëve serbë, qeverisë dhe partisë së tij, mediat opozitare shkruajnë se po bëhen plane për të marrë një mbështetje më të gjerë, pas situatës së vështirë në të cilën gjendet Serbia në raport me dialogun me Kosovën.
Gazeta serbe, Nova raporton se qeveria serbe është duke bërë përgatitje për organizimin e mitingjeve në mbështetje të Vuçicit për shkak të “sfidave që rrethojnë Kosovën”.
Siç raporton gazeta serbe, marrëveshja brenda partisë së Vuçiqit është që pas mbështetjes në rrjetet sociale, të vazhdojë mbështetja e hapur përmes tubimeve publike.
Vuçiq ka paralajmëruar ditë të vështira, pas presionit ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Bashkimi Europian dhe SHBA kanë kërkuar zbatimin e planiy franko – gjerman me të cilin synojnë të mbyllin të paktën kërkohësisht cështjen Kosovë-Serbi.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçic u tha serbëve në një konferencë për media se pesë diplomatët kanë dhënë ultimatum, duke e detyruan Beogradin të përgatisë terrenin për marrëveshjen.
Plani franko-gjerman parashikon të drejta të barabarta për dy shtetet, respektimin e integritetit territorial, paprekshmërinë e kufijve, njohjen e simboleve shtetërore dhe asociacionin e komunave serbe Kosovë.
Njohja e ndërsjellë apo anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk përmenden, por theksohet mbështetja që palët duhet t’ia japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve europiane.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#TopChannel
Ещё видео!