Kreu i PD-së Sali Berisha thotë se situata në vend është e rëndë dhe se shoqëria civile në pjesën më të mirë të saj është e kapur nga Rama dhe Soros.
Në "Drejt" në Rtv Ora, Berisha thotë se prova më flagrante është shkatërrimi që i bënë sistemit të drejtësisë.
Berisha: Ka një situatë shumë të vështirë, shumë të rëndë. Një pjesë e madhe e shoqërisë civile është e rreshtuar me Soros dhe Edi Ramën në mashtrime, falsifikime, manipulime dhe deformime. Kam me qindra fakte. Të flas për manipulimin e tmerrshëm që i bëri shoqëria civile drejtësisë është një nga skandalet më të mëdha të kohërave, ku jemi sot? A u reklamua me gjithë propagandën shqiptare dhe ndërkombëtare?
Sot vetëm 27% e shqiptarëve janë pozitivë dhe gjithë të tjetër negativë ose njëlloj si ka qenë. SPAK i shndërruar në SKAP të partisë është më i diskretituar se kurrë. Edi Rama nga një anë u bën presione të jashtëzakonshme dhe u kujton se janë krijesë e PS, po kështu ndërhyrjet e tjera që bëhen ndaj tij krijojnë vetëm shkatërrimin e sistemit të drejtësisë.
Nuk kam mbajtur kurrë fjalim para gjykatësve kushtetues. Para tyre në një vend të lirë mban fjalim vetëm Presidenti i Republikës dhe asnjeri tjetër. Kurse në Shqipëri fjalime mban kryeministri por jo presidenti, është standardi i monizmit absolut të një njeriu.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Luan Rama, pas një karriere 30-vjeçare në politikë, ka vendosur t'i rikthehet gazetarisë me emisionin Drejt.
Jo vetëm politikë dhe debat, por duke trajtuar edhe atë çka të tjerët e anashkalojnë. Pa dorashka Rama surprizon me daljen e tij në ekran.
'Drejt' çdo të hënë dhe të enjte, ora 21:00 në ekranin e RTV Ora
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
#rtvora #drejt #luanrama #politike #saliberisha #pd #zgjedhjet
Ещё видео!