#oranews #kim
Vendi ynë do të mirëpresë eventin ushtarak, të drejtuar nga SHBA, që ka për qëllim ndërtimin e gatishmërisë dhe ndërveprueshmërinë midis ushtrive të vendeve partnere dhe NATO-s. Stërvitja do të zhvillohet nga data 22 maj deri më 23 qershor.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim nga stërvitja më e madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23” ka një mesazh të fortë sa i takon aleancës mes dy vendeve. Ajo tha se amerikanët dhe shqiptarët ecin krah për krah sot, duke qenë aleatë të NATO-s. “Ja ku jemi në sheshin "Nënë Tereza", në një shtëpi demokratike, të rrethuar nga aleatët tuaj.
Defender Europe 2023 jemi këtu si aleatë. Amerikanë dhe shqiptarë qëndrojnë krah për krah, dikur të ndarë, tani aleatë të NATO-s. Që prej Defender, Rusia nisi një pushtim të pakuptuar ndaj Ukrainës. Ne jemi të bashkuar. Nuk mundtë mos kujtoj fjalët e Skënderbeut, heroit shqiptar, por dhe timit; bashkimi bën fuqi.
Ky partneritet, na tregon se ne mund të kryejmë çdo mision. Për burrat dhe gratë me uniformë; faleminderit që zgjodhët të na mbroni ne. Jam kaq krenare që qëndroj krah jush. Ju nxis që të na bëni më të fortë dhe më të bashkuar. Ne, bashkë me Shqipërinë do të vazhdojmë që të bëjnë historinë. Jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë”, u shpreh diplomatja amerikane Yuri Kim.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!