[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pikënisja e kontakteve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të mbërritur në negociatat konkrete të zhvilluara në Kretë dhe Korçë, datojnë vjeshtën e vitit 2013. Ministri Ditmir Bushati rrëfeu ne komision detaje dhe tha se palët kanë trajtuar çështje të mbartura prej Luftës së Dytë Botërore, ku përfshihet Ligji i Luftës e pasojat që rrjedhin prej tij, përcaktimi i kufirit detar, si dhe çështje të aktualitetit. Mbi përcaktimin e kufirit detar, Bushati tha se po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje të pranuar. Ndërkohë që riëprsëriti qëndrimin për marrëveshjen e vitit 2009, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Por opozita mendon se socialistët nuk do të mund të arrijnë një marrëveshje më të mirë dhe Athinën zyrtare për kufirin detar.
Negociatat, synojnë zgjidhjen e përplasjeve mes palëve, por kurrsesi ndryshime kufijsh.
Në Komisionin e Jashtëm ishte parashikuar të diskutohej edhe mbi qëndrimin e Shqipërisë ndaj rezolutës në OKB për përcaktimin e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Por opozita u tërhoq, duke e kaluar debatin në një kërkesë drejtuar kreut të Kuvendit për miratimin e një rezolute, ku kërkohet ndryshim i pozicionit të Shqipërisë ndaj kësaj çështjeje.
Ещё видео!