#oranews #korce #policiakorce #gjendetfoshnja #foshnjanevalixhe #gjendetfoshnjaevdekur
Detaje të tjera vijnë nga ngjarja që ka shokuar të gjithë qytetin e Korçë. Në ditën e Fiter Bajramit foshja i porsalindur është gjetur I vdekur brenda në valixhe e cila ishte future më pas në dollap.
Ka qenë bashkëshorti i gruas, Klodi Hasimllari që ka telefonuar policinë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm pasi kishte ndjerë erën e rëndë në dollap në apartamentin e tij në lagjen nr 15 të Korçës. Nuk dihet nëse foshnja i gjinisë mashkull ka lindur i vdekur apo është mbytur në valixhe ndërsa policia po vijon hetimet nëse ka qenë nëna që e ka kryer këtë krim të rëndë.
Gruaja jetonte e vetme me djalin e saj autik 15 vjeç ndërsa bashkëshorti ishte në Greqi prej më shumë se një viti.
Në deklaratën që ka dhënë në polici ai ka thënë se “nuk është ai babai i foshnjes”
Ai kishte një muaj që ishte kthyer. Nga era e rëndë që ka ndjerë në banesë ka kontrolluar dollapin ka gjetur valixhen ku brenda saj është gjetur foshnja i pajetë”
Dyshohet se foshnja ka një muaj që kishte lindur.
Nëna është në gjëndje shoku ndërsa fëmija do ti nënshtrohet ekzaminimit mjeko ligjor që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!