#nafta #rritetcmimiinaftes
Çmimi i naftës bruto thyen dy herë rekord brenda 24 orëve, si pasojë e sulmit rus në Ukrainë. Rekordi i ri është 120 Dollarë për fuçi, duke u rritur me 7 Dollarë për një ditë. Bëhet fjalë për një nivel të lartë që nuk ishte arritur që prej vitit 2014.
Ekspertët thonë se brenda një jave, ky çmim ka pësuar rritje me 20%. E gjithë bota i ka sytë nga Arabia Saudite dhe vendet e Lindjes së Mesme, me shpreson për arritjen e një marrëveshjeje për shtimin e prodhimit. Kjo ndikoi edhe në rritjen e vlerës së aksioneve të gjigandit shtetëror saudit të naftës Aramco.
Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të mëdha kanë premtuar hedhjen në treg të 60 milionë fuçive të naftës nga rezervat, në përpjekje për të stabilizuar luhatjet e forta të çmimeve.
Rekorde, një ditë më parë vendosi edhe çmimi i gazit, gjithçka si pasojë e sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, një prej vende eksportuese kryesore të botës, si ndëshkim për sulmin në Ukrainë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!