Pas shumë orësh Parlamenti vijon diskutimet për çështjet e rendit të ditës. Gjatë paradites, seanca u ndërpre disa herë për shkak të përplasjeve mes PS-së dhe PD-së.
Gazetarja e Tv Klan, Elja Zotka, raporton se Parlamenti vijon ende dhe pritet të përfundojë në mesnatë për shkak të diskutimeve.
Reis Çiço: Cilat janë çështjet që krijojnë kaq shumë debate të ashpra në Parlament?
Gazetarja Elja Zotka: Ne e dimë fare mirë që nuk duhet të ketë një çështje specifike për të krijuar debat në Parlamentin shqiptar sepse çdo e enjte nuk ka një arsye fort të madhe për të përplasur shumicën dhe opozitën, aq më shumë këtë legjislaturë që opozita ka ardhur me kohë të plotë në Parlament dhe për më tepër që këtë sesion drejtohet PD nga Sali Berisha dhe e dimë fare mirë që ai është një dashnor i debatit. Por aktualisht është duke u diskutuar vetëm çështja e tretë e rendit të ditës. E merr me mend se sa është debatuar në Parlament nga ora 10:00 kur ka nisur deri tani në orën 19:30. Pika e parë që ka ndezur edhe debatin ka qenë një mocion me debat për integrimin europian. Më pas është diskutuar për një rifinancim për aksin Qukë-Qafë Plloçë, një rrugë që ka nisur në fakt në kohën e PD dhe ende nuk ka përfunduar. E merr me mend se ku është përqëndruar debati; kush e bëri, pse s’e bëri, pse kaq shumë kohë, çfarë bëmë ne dhe çfarë bëtë ju. Aktualisht është duke u diskutuar buxheti faktik i vitit 2021. Edhe për këtë çështje ka debate.
Reis Çiço: Në seancën e paradites pati disa ndërprerje pikërisht kur po diskutohej për një rezolutë për integrimin. Në fakt çfarë ndodhi Elja?
Gazetarja Elja Zotka: Edhe ky është një debat i përsëritur, është çështje procedure. Flamur Noka ka kërkuar të dijë përse ai është i regjistruar si deputet jashtë grupeve parlamentare. Është një shqetësim që ai e ka ngritur edhe në seancat e mëparshme, por në fakt një pjesë e deputetëve që u përjashtuan nga grupi parlamentar i PD në kohën që kjo forcë drejtohej nga Lulzim Basha aktualisht janë jashtë grupit parlamentar që drejtohet de jure nga Enkelejd Alibeaj. Kjo është çështja që ka ndezur debatin, ka kërkuar z.Berisha që të marrë fjalën, nuk është lejuar. Ata kanë kërkuar të dinë pse vazhdohet në këtë mënyrë dhe është ndërprerë disa herë seanca. Ka pasur debate të forta mes palëve. Në këtë seancë nuk ka qenë Kryeministri Edi Rama por gjithë akuzave të Partisë Demokratike, të përfaqësuesve të opozitës, i është përgjigjur Taulant Balla.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!