Ulen çmimet e tregtimit të naftës dhe benzinës, teksa gazi ka mbetur i pandryshuar. Në mbledhjen e radhës, anëtarët e Bordit të Transparencës miratuan nivelin e ri të çmimeve tavan, të cilat janë të detyrueshme të zbatohen nga të gjitha pikat e distribucionit të karburaneve në vend.
Duke filluar nga ora 18 e kësaj të premte, nafta do të mund të blihet 5 lekë më pak, ndërkohë që çmimi i benzinës është ulur me 2 lekë për litër.
Referuar njoftimit zyrtar, çmimi tavan për naftën është caktuar 227 lekë për litër nga 232 lekë për litër që ishte më parë. Ndërkohë qytetarët do të mund të blejnë një litër benzinë për 210 lekë, duke pësuar një ulje të lehtë nga çmimi 212 lekë për litër që ishte më parë.
Çmimi i tregtimit të gazit ka mbetur i pandryshuar në nivelin e 74 lekë për litër, teksa çmimi i naftës për peshkimin është vendosur të jetë 133 lekë për litër.
Ministria e Financave sqaron se ky vendim i përmbahet luhatjeve që kanë ndodhur me çmimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, duke marrë parasysh edhe faturat zyrtare të operatorëve. Megjithatë sipas ministrisë jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bordi#Protesta#TopChannel
Ещё видео!