#oranews #spak #gjykata #drejtesia #ervismartinaj #intervista
Gazetari Edison Vatnikaj në studion e lajmeve në “Ora News” zbardhi dhe detaje të reja nga aksioni i sotmë i SPAK-ut, ku biznesmeni Pëllumb Gjoka, kreu i prokurorisë së Kukësit, Xhevair Lita, si dhe ish-shefi i Operacionales Olti Bistri të cilët tashmë janë vënë në pranga.
Ndërsa janë shpallur në kërkim disa emra të njohur të botës së krimit në vend.
“Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.
Kontrolle gjatë ditës së sotme janë kryer një sërë kontrollesh në banesën e Ervis Martinajt, ndërsa në kërkim janë shpallur Asmer Bilali dhe Behar Bajri.
Në kërkim është shpallur edhe Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn.
Po ashtu pjesë grupit kriminal ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj.
Ndërkohë, të arrestuarit janë të dyshuar edhe për vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës.
Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.
Ndërkaq kishte frikë për një dekonspirim të operacionit nga njerëz të ligjit të cilët bashkëpunojnë edhe me personazhe të botës së krimit. Është një operacion që po vijon me shpejtësi prej ditës së djeshme.
Por ajo që duhet thënë është fakti se është bërë një punë e mirë hetimore nga ana prokurorëve të SPAK-ut, ku mund të ketë dhe arrestime të tjera në orët në vazhdim”, u shpreh ndër të tjera gazetari Edison Vatnikaj.
Për më shumë lexoni në:
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!