Liqeni i Ohrit qe lidh Pogradecin me qytetin maqedonas të Ohrit renditet nga “Trip Adviser” si një nga 8 liqenet më të bukur në Europë që duhet vizituar këtë verë.
I konsideruar si një nga liqenet më të thellë dhe të vjetër ne kontinentin e vjetër, Ohri është klasifikuar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO dhe ka një bukuri që duhet vizituar në të dyja anët e kufirit. Dhe turistët që zgjedhin të shijojnë bukuritë e këtij liqeni nuk mungojnë në çdo stinë të vitit.
Shtatë liqenet e tjerë që “Trip Adviser” i liston si vende të mrekullueshme për t’u vizituar janë:
Bled në Slloveni, liqeni i Ortas në Itali, Plitvica në Kroaci, Loch Awe në Skoci, liqenin Sainte-Croix në France, liqeni me ujëra termale Hévíz në Hungari, liqeni Constance që lag Zvicrën dhe Austrinë.
E pra për ata që ende nuk i kanë nisur pushimet e tyre dhe që deti nuk është gjithmonë zgjedhja e pare ashtu siç dhe Trip Adviser sugjeron ka gjithmonë një mundësi tjetër që mund të jetë liqeni i Ohrit dhe freskia e Pogradecit. TV KLAN
Ещё видео!