Korçë - Trajnimi i mjekëve dhe infermierëve mbi depistimin e qytetarëve për sëmundje të ndryshme, ka nisur në Korçë nga Drejtoria e Shëndetit Publik të qytetit. Edmond Hysenbelliu, kreu i kësaj drejtorie, shpjegon se kontrolli i popullsisë do të fillojë nga janari i vitit 2015.
Check up-i i popullsisë ka si qëllim sensibilizimin e qytetarëve për kryerjen e vizitave te mjeku, pasi diagnostikimi i hershëm e bën më të lehtë shërimin.
Në trajnim janë përfshirë edhe mjekët e familjeve dhe infermierët e fshatrave, në mënyrë që për sëmundje si tensioni, diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare t'u jepet të sëmurëve ndihma dhe këshillat e nevojshme.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!