Viti i ri kalendarik e ka gjetur Partinë Demokratike më të përçarë se kurrë, por tashmë teksa shpresohej për një konsensus të paktën për zgjedhjet lokale, situata duket se ka ndryshuar tërësisht. Publikimi i një vendimi të Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi 4 deputetë të tjerë të PD, ishte goditja e radhës e shpresave të demokratëve për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit dhe bashkuar partinë.
Vendimi i publikuar të martën, flet për përfundim afatesh, të një vendimi të marrë më 10 janar 2022, 2 ditë pas protestës para selisë, e jo një vendim i ri. Pavarësisht kësaj, duket se e vërteta është krejt tjetër. Burime bëjnë me dije për Top News, se ky vendim vjen pasi Enkelejd Alibeaj ishte vënë në dijeni të lëvizjes së një grupi deputetësh për të mbledhur firma për shkarkimin e tij dhe zëvendësimin me Ervin Salianjin, si një prej deputetëve i cili që prej zgjedhjeve të 6 marsit ka mbajtur një qëndrim më të balancuar mes 2 grupeve të PD. Një fakt i tillë konfirmohet për edhe nga burime brenda grupimit ‘Alibeaj’. Nga ana tjetër, Salianji një prononcim për Top Neës, shprehet se nuk është ai nismëtari, por shumica e grupit zyrtar të PD, pa ish-kryeministrin Berisha dhe 4 deputetët e përjashtuar më 10 janar. E teksa ky vendim duket si hakmarrje, në realitet është edhe një luftë numrash, pasi me 4 deputetë më pak, kundërshtarët e Alibeajt brenda grupit parlamentar, do e kenë më të vështirë për të bërë numrat për shkarkimin e zëvendësimin e tij.
Por nëse do të shkonim më tej, kjo nuk është e gjitha. Në vendimin e Kryesisë së PD drejtuar asokohe nga Lulzim Basha, marrë më 10 janar 2022, nuk ka asnjë afat zyrtar të shkruar për distancimin e deputetëve. Pasi konkretisht në vendim thuhet:
“Pezullimin me efekt të menjëhershëm nga anëtarësia në Partinë Demokratike, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri në distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratike”.
E po ashtu së bashku me 4 deputetët të përjashtuar automatikisht i bie të jenë edhe 15 zyrtarë të tjerë të PD.
Burime nga PD zyrtare, e konsiderojnë këtë si një lëvizje të turpshme të Alibeajt, por sipas tyre edhe të pavlerë. Mbetet për t’u parë nëse grupi i PD do të mund të mblidhet dhe sigurojë votat e mjaftueshme për shkarkimin e kreut të grupit dhe zëvendësimin e tij.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Alibeajt#GrupiParlamentar
Ещё видео!