TIRANË- U hetuan për pastrim parash në rastin e kalimit të pronësisë për Hotel Vollgën në Durrës, prokuroria e Tiranës dhe gjykata pushojnë hetimin për Emiliano Shullazin dhe Ylvi Beqajn.
Vendimi për pushimin e hetimeve është marrë nga prokurori Erjon Imeraj ndërsa është miratuar edhe nga gjyqtari i hetimeve paraprake.Në këtë procedim u hetuan edhe tre gjyqtar të dhomës civile në Durrës që u dyshuan se kundrejt shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit detyruan hipotekën në Durrës të regjistronte hotel “Vollgën” me pronar “Saudi Brother”. Edhe për gjyqtarët hetimet janë pushuar me argumentin se nga hetimet e kryera prokurori Erjon Imeraj s'ka arritur të mbledhë prova e fakte që vërtetojnë akuzat për pastrim parash, shpërdorim detyre e korrupsion.
Një pjesë e pronësisë mbi hotel “Vollgën” i ka kaluar Emiliano Shullazit ndërsa kjo pronësi u hetua nga prokuroria për pastrim parash, por asgjë s'u arrit të provohej duke sjellë për pasojë vendimin për pushimin e hetimeve. Shullazi aktualisht është në një përballje me drejtësinë në gjykatën e apelit pranë Krimeve të Rënda pasi më herët ai është dënuar nga shkalla e parë me 14 vite burg si pjesë e grupit kriminal drejtuar prej tij.
Ndërsa ai ka mohuar akuzat për gjobvënie, kërcënimin e rektorëve Dhori Kule, Mynyr Koni si dhe kërcënimin me jetë të biznesmenit Ylvi Beqaj, që prej kohësh ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Ещё видео!