Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka përcaktuar relatorët për dy ankimimet, njëra e bërë nga Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe tjetri nga “grupimi Alibeaj”. Për ankimimin e bërë nga PD e Berishës është caktuar relator Ilirjan Rusmajli, ndërsa për ankimimin e PD-së së Alibeajt, u caktua, Koli Bele.
Të dyja palët e Partisë Demokratike ankimuan vendimin e Kryekomisionerit Ilirian Celibashi për mosregjistrimin e tyre për zgjedhjet e 14 Majit. Berisha kërkon zhbërjen e vendimit i cili vendosi që PD të mos regjistrohet në zgjedhje me siglën e Partisë Demokratike duke deklaruar se nuk njihet ligjërisht.
“Në perceptimin tim Berisha është kryetar i Pd, por bazuar në doumente zyrtare është zoti Lulzim Basha”, tha Celibashi.
Nga ana tjetër, grupimi Alibeaj ka ankimuar vendimin e KQZ për mos regjistrimin e PD pasi në dokumentacion kërkohej firma e Lulzim Bashës që njihet ende nga gjykata si kryetar i PD. Celibashi i la kësaj pale 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit, afat që skadoi mesnatën e së shtunës.
“Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara”, tha Celibashi.
Por grupimi Alibeaj refuzoi të dërgonte dokumente shtesë me argumentin se dosja ishte e plotë dhe se Basha nuk mund të firmoste më për shkak se kishte dhënë dorëheqje që në Mars 2021 dhe se kompetencat i kanë kaluar tashmë Enkelejd Alibeajt. Celibashi ka deklaruar se do të shprehet pas skadimit të afatit të vendosur prej tij.
Tv Klan
#KAS #pd #relatore
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!