#Putin #shendeti
Prej disa muajsh tani në media të ndryshme ndërkomëtare kanë hedhur dyshime se gjendja shëndetësore e presidenit rus Vladimir Putin nuk është e mirë. Kjo gjë jo pa shkak pasi herë pas here në daljet e tij publike, Putin ka shfaqur shenja të ndryshme.
Mbi diçka të tillë ka reaguar këtë të enjte zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov i cili u shpreh se gjendja shëndetësore e presidentit rus është shumë e mirë. Më tej ai akuzoi se Perëndimi dhe SHBA po shpërndajnë informacion të rremë mbi gjendjen shëndetësore të presidentit.
“Ju e dini që specialistët ukrainas të informacionit, ata amerikanë dhe ata britanikë, kanë hedhur në treg informacione të ndryshme për gjendjen e shëndetit të presidentit gjatë muajve të fundit. Të gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse lajme të rreme.”
Mbi gjendjen shëndetësore të Vladimir Putinit u pyet edhe shefi i CIA-s Amerikane, Ëilliam Burns këtë të mërkurë. Ai u shpreh se nuk ka prova që vërtetojnë se presidenti rus nuk gëzon shëndet të plotë duke thënë me shaka se ai dukej shumë i shëndetshëm.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!