VLORE- Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Skelës pranë universitetit Ismail Qemali. Nga të shtënat është plagosur një 18-vjeçar me inicialet B.B, i cili ka marrë një plumb në këmbën e djathtë.
Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili bën me dije se i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës ku po merr ndihmën e parë, ndërkohë që mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin ku ka ndodhur përplasja me armë ka shkuar policia.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i të plagosurit, por paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një sherr mes disa të rinjve që më pas ka përfunduar në të shtëna me armë.
Pritet që të bëhet sekuestrimi i kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi plagosja si edhe të bëhet marrja në pyetje e dëshmitarëve.
Ещё видео!