Numër rekord i viktimave nga Covid-19 në valën e katërt është evidentuar në statistikën e djeshme të MSH-së në Maqedoninë e Veriut. Në mesin e 36 viktimave ka qenë edhe një 24-vjeçar nga Resnja, i shtruar në Covid-qendrën e Manastirit që nga 25 Gushti. I riu është pranuar në situatë të rëndë me saturacion të ulët dhe me bronkopneumoni masive. Ai nuk ka qenë i vaksinuar. Në Resnjë flitet se i riu para dy jave ka bërë dasmë dhe në këtë mënyrë është infektuar.
Gjatë kësaj jave, nga e Hëna deri të Premten, sipas statistikës së MSH-së, janë shënuar 4.828 infektime të reja dhe 151 viktima si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. Numri i rasteve aktive në nivel vendi ka arritur në 13,697. Prijnë Shkupi, Tetova e Gostivari.
Analizat e MSH-së kanë treguar se 83% e infektimeve të reja nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse në mesin e të shtruarve në spitale kjo shifër është 89%. Vetëm 10% e viktimave gjatë muajit Gusht kanë qenë të vaksinuar, por ata kanë patur sëmundje të kombinuara kronike.
Nga ana tjetër, autoritetet e shëndetësisë thonë se Maqedonia e Veriut është lidere e rajonit sipas numrit të qytetarëve që janë vaksinuar me të paktën një dozë. Gjatë periudhës nga 5 Korriku deri në 24 Gusht, numri i të paktën një doze të aplikuar në 100 banorë në vend është rritur për më shumë se 14%. Gjatë kësaj periudhe, siç njoftohet, pas Maqedonisë së Veriut renditet Kosova me 10.64%, Shqipëria dhe Greqia me 8.61% dhe Mali i Zi me 8.04%.
Në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar mbi 1.2 milionë vaksina. Me dozën e parë janë vaksinuar mbi 703 mijë qytetarë, kurse me të dytën mbi 516 mijë të tjerë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!