- - -
Arti shqiptar është në zi pas humbjes së artistit të madh Kujtim Prodani i cili prej javësh po luftonte me Koronavirusin. Për kompozitorin dhe këngëtarin e ndjerë po mbahen homazhe të shumta dhe kolegët e tij po kujtojnë projektet më të bukura të artistit të mirënjohur shqiptar.
Sot “Live From Tirana”, ishte i ftuar një ndër miqtë e tij më të mirë, Ardian Trebicka i cili u shpreh se ky i sotmi është një ndër mëngjeset më të trishta të jetës së tij. Këngëtari tha se arti ka humbur një emblemë të heshtur dhe nuk e di nëse do t’a marrë veten nga kjo dhimbje.
Trebicka foli për miqësinë e hershme mes tyre që daton që nga viti 2004. Një shoqëri përtej punës dhe artit, një shoqëri vëllazërore. Ai zbuloi se mes tij dhe Kujtim Prodanit pritej të merrte jetë një bashkëpunim muzikor për të cilën ky i fundit kishte kohë që e mendonte. Ardian Trebicka shtoi se Kujtimi kishte kaq shumë projekte për të cilat po punonte, ai po krijonte art të vërtetë, nga ai art për të cilin të gjithë ndjejmë mall. Këngëtari tha se ka qenë pranë tij në momentet kur zbuloi se diçka nuk shkonte mirë me shëndetin e artistit.
Disa ditë kishte temperaturë shumë të lartë dhe më tha se ishte ftohur. I kërkova të bëhej i fortë dhe të mos e linte veten pas dore por pas disa kohësh më tha që ishte infektuar me Koronavirus dhe se do të shtrohej në spital, por kurrë nuk e mendova se ai do t’a humbiste luftën. Kisha një shpresë të jashtëzakonshme sepse Kujtimi fitonte në çdo gjë. Këtë herë nuk arriti dot dhe na la.
Genta Hodo
Elios Shuli
Johnny Dj
Ardian Trebicka
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
#TopAlbaniaRadio #TopAlbaniaRadioPodcast #LiveFromTirana
Ещё видео!