#oranews #theth
Luhatjet e energjisë elektrike u kanë shkaktuar dëme të mëdha operatorëve turistikë në Theth. Të martën ata dolën në protestë dhe bën përgjegjës për situatën drejtuesit e HEC-it në Ndërsylaj.
Operatoret turistik te Thethit dolën në protestë për energjinë elektrike pranë hidrocentralit në Nderlysaj.
Luhatjet e energjisë elektrike kanë qënë me kosto të rënda për këtë zonë, ku vetëm vitet e fundit janë shkrumbuar 3 bujtina dhe djegur pajisjet elektroshtepiake të shumë të tjerave.
Banorët e Thethit hedhin akuza ndaj drejtuesve të HEC Ndërlysaj për këtë situatë.
"Si mund të bësh turizëm pa energji?"
"Vetëm muajin e kaluar kam prishur pajisje mbi 2 milion lekë në biznesin tim. Shteti të vërë dorë te firma që ka Hidrocentralin."
"Të kemi energji të paktën 200 volt që mikpritjen ta bëjmë si duhet."
"Thethi ka mbetur 100 vite mbrapa me dritat."
Edhe turistët janë perballur me problemet që sjell mos furnizimi siç duhet me energji elektrike.
“Ne mbërritem sot në mëngjes në Theth dhe tentuam të kontaktojme hotelin qe kishim rezervuar por nuk na u përgjigjën. U sorollatëm për disa orë derisa rastësisht u takuam. Na treguan se nuk ka energji elektrike prandaj telefonat ishin të fikur. Edhe për ne është problem të jemi në një vend kaq të magjishëm por pa energji elektrike”.
“Jemi një grup të rinjsh spanjoll që kemi ardhur me pushime. Na pëlqen shumë vendi por kemi patur disa probleme sepse nuk mund të karikonim dot telefonat dhe kështu nuk mund të kontaktonim as me familjarët. Të vjen shume keq sepse këtu është një parajsë e vërtetë dhe nuk gjendet zgjidhja për energjinë elektrike apo mbeturinat. Është një vend fantastik”.
Thethi mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të turizmit në Alpet shqiptare me vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, por furnizimi me energji elektrike mbetet një prej sfidave të mëdha që shteti shqiptar ka dështuar ta sigurojë, edhe pse flet çdo vit për turizëm elitar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!