[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Nëse nje dite do te vendosni te shkoni ne liqenin e Farkës, duhet ta mendoni mire qe mos te jete mbrëmje. I gjithë sistemi i ndriçimit qe shërbente per ta bere zonën te vizitushme, edhe pas perëndimit te diellit është shkatërruar.
Nga i gjithë investimi per ndriçimin, nuk ka mbetur thuajse asgjë.
Ankesa me e madhe e banoreve është mungesa e investimeve, por edhe kur investimet bëhen, ato nuk mirëmbahen nga qytetaret. Kjo është situata ne shëtitoren pranë liqenit te Farkës, ku llambat qe ndriçojnë rrugën, janë thyer.
Panorama tjetër e liqenit te Farkës jane mbeturinat e hedhura vende e pavend nga njerëzit qe kane ardhur këtu gjate fundjavave.
Siç e shikoni, liqeni i Farkës është i mbushur me mbeturina. Sipas banoreve te zonës, ne fundjave këtu vijnë pushues te ndryshëm, ku pasi konsumojnë produktet, mbetjet i hedhin ne liqen.
Drejtori i agjencisë se parqeve dhe rekreacionit, Blendi Goxhe thotë se investimet e Bashkisë duhet te mirëmbahen nga qytetaret, sepse ato jane ndërtuar per t’u shërbyer atyre.
Drejtuesit e Bashkisë bejne me dije se jane te shumta investimet qe jane dëmtuar nga qytetaret.
Ещё видео!