Në këtë seri videosh do të zgjidhim disa ushtirime nga analiza matematike. Do të ndihmohen nxënësit dhe studentët por edhe ata që janë dashamirës të matematikës. Meqenëse lënda e matematikës ka pak vështirësi për tu përvetësuar nga një pjesë nxënësish e studentë, do të fillojmë me disa ushtrime të thjeshta që i përshtaten ushtrimeve të shkollës së lartë por që bëjne një lidhje të natyrëshme me njohuritë e fitura në shkollën e mesme.
Në grupin e pare, do të zhvillojmë disa ushtrime që kanë të bëjnë me bashkësinë me funksionet me limitin me vazhdueshmerinë, derivatin e funksionit etj.
Gjithashtu do të japim edhe disa kuptime mbi integralin e pa caktuar e atë të caktuar ndonjë ushtrim për llogaritjen e syprinave plane me ndihmen e integralit të caktuar etj.
Më pas do të japim ushtrime për funksionet me dy ndryshore, derivatet e pjesëshme e koncepte të tjera që përmban programi i shkollës së lartë.
Në disa nga videot do të fut edhe ndonjë koncept nga shkolla e mesme që shpresoj t'u japë mundësi shikuesve të bëjne lidhjen ndërlëndore të këtyre materialeve.
Nuk do të harojmë të futim edhe njohuri nga seritë e konvergjenca e tyre.
Nëse ju pëlqejnë materialet në këtë kanal, mos harroni të shtypni ¨Subscribe¨ për më shumë video.
Ещё видео!