Lajme arkiva 2008
Ministria e Bujqësisë do të ndihmojë fermerët në fshatrat e prekur nga vala shpërthyese e fabrikës së demontimit. Ndihma konsiston në dhurimin e farërave dhe pesticideve, e nevojshme për mbjelljet e pranverës si dhe për kultivimin e pemëve frutore dhe vreshtave që rezultuan të dëmtuara nga shpërthimet.
Specialistët e ministrisë së Bujqësisë ndodhen në terren dhe po kontaktohen me fermerët e zonës për nevojat që ata kanë.
Enver Ferizaj: “Të gjithë fermerët që janë në fshatrat e dëmtuara, do t’i drejtohen drejtorisë së Bujqësisë dhe Ushqimore të Qarkut Tiranë për të përfituar falas, në mënyrë që të mbillen kulturat pranverore, tani që fillon edhe mbjellja si fara falas, fidanë falas, pajisje për ndërzimin artificial të blegtorisë dhe do të përballohen nga fondet e ministrisë së Bujqësisë dhe nuk ka të bëjë me dëmshpërblimin.”
Sipërfaqja e tokës bujqësore në zonën e Gërdecit, për të cilën do të përfitojnë edhe fermerët shkon rreth 300 hektarë./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!