Lajme arkiva 2005
Kanë mbyllur punimet në ditën e parë të tij, Kuvendi i 8-të i Partisë Demokratike.
800 delegatët e këtij Kuvendi u mblodhën në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. “Koha për ndryshim”, ishte dhe slogani i Partisë Demokratike.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin që mbajti përreth një orë e gjysmë, për herë të parë nuk ka përmendur kryeministrin Fatos Nano apo institucionin që ai drejton. Lideri i opozitës Berisha u përqendrua te platforma e Partisë Demokratike për qeverisjen e ardhshme, krijimi i shtetit ligjor, ulja e taksave, rritja e punësimit, lufta kundër korrupsionit janë pikat themelore për krijimin e shtetit social është shprehur Berisha. Krye demokrati Berisha ka siguruar firmosjen e marrëveshjes të Associm-Stabilizimit pas zgjedhjeve, duke kryer me shpejtësi, të gjitha reformat e kërkuara.
Sali Berisha: “Shpallim sot publikisht se interesi kombëtar më madhor i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkim Evropian dhe NATO, dhe se ne do të firmosim pas zgjedhjeve marrëveshjen e Associmit duke plotësuar të gjitha kushtet. Dhe do të ecim me shpejtësi drejt anëtarësimit të plotë në NATO, drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. “
Në rast se qeverisja e ardhshme drejtohet nga demokratët nuk do të ketë diskriminim të bashkive që drejtohen nga socialistët. Sipas Berishës , asnjë zyrtar i qeverisjes të ardhshme nuk do të përdor imunitetin. Të gjithë do të përballen me ligjin.
Sali Berisha: “ Fund i diskriminimit të bashkive dhe komunave sipas përkatësisë partiake dhe të zgjedhurve. Liri dhe pavarësi të vërtet për mediat, legjislacion për të cilat do të jetë i standardeve më të mira evropiane. Se nuk kam qenë dhe nuk do të jem kurrë as korbi grabitqarë, as zog vetmitar që do të fluturoj larg mbi ju. Jo jo, largohuni prej meje me shpejtësi në rast se unë e shpall veten të tillë para jush. Unë jam Sali Berisha.”
Çdo delegatë ka në dosjen e tij platformën e qeverisjes dhe ndryshimet e statutit. Këto do diskutohen në ditën e dytë të Kuvendit ku dhe do të votohet zgjedhja e kryetari të Partisë Demokratike dhe lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. /tvklan.al
Gazetare: Gerta Gixhari
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!