#albinkurti #vucic #paris
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Paris me ftesë të presidentit francez, Emanuel Makron, ku do të marrë pjesë në një konferencë për paqen.
Vetë kryeministri Kurti para nisjes përmes një videomesazhi, bëri të ditur se në Paris mund të ketë një takim trepalësh me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po ashtu është i ftuar nga presidenti francez.
“Përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trelateral me presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje”, tha Kurti duke ripërsëritur qëndrimin e tij se është i interesuar për marrëveshje të plotë me Serbinë për njohjen reciproke.
Ai gjithashtu bëri të ditur se në tavolinë janë dy propozime: ai për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!