Pas largimit të Enkelejd Alibeajt nga detyra e kryetarit të komanduar të PD, ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se është i hapur të diskutojë me këdo për të ardhmen e partisë.
Duke theksuar se nga këto diskutime janë të përjashtuar Basha dhe Alibeaj, Berisha akuzoi këtë të fundit se është shpërblyer me 220 mijë euro nga kryeministri Edi Rama.
“Dy persona janë të larguar në mënyrë përfundimtare nga PD-ja, njëri është Lul Brava e tjetri është Alibasha, i cili mori vetëm sot shpërblim nga Edi Rama 220 mijë euro. PD është e hapur për të gjithë të tjerët, për debat e negociata, për çfarë të dëshirojnë.”
Vijoi akuzat për vjedhjen e votave në zgjedhjet e së Dielës.
“Ditën e votimit nuk votuan për shkak të listave 180 mijë qytetarë shqiptarë. Pra siç e shihni këto janë zgjedhje në të cilat u morën masa nga kërcënimi me revole në ballë tek përjashtimi.”
Për humbjen e zgjedhjeve Berisha fajëson dhe Enkelejd Alibeajn, për të cilin thotë se bashkëpunoi me qeverinë për të përçarë demokratët.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!