Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Konference shtypi e Kryeministrit Pandeli Majko.
Pandeli Majko: Qeveria Shqiptare rezervohet të shprehet për vendimin e Parlamentit Serb pa u verifikuar saktësisht në terren plotësimi i kërkesave të Planit të Paqes të NATO-s. Qeveria Shqiptare insiston se vetëm vendosja e trupave të NATO-s në Kosovë është garanci e sigurtë për paqen në Rajon. Ajo e quan të papranueshme që trupat ushtarake të paqes në Kosovë të mos jenë nën komandën unike të NATO-s. Çdo prezencë e huaj ushtarake në Kosovë jashtë kontrollit të drejtimit të NATO-s krijon premisa për konfliktet permanente në Rajon dhe synon ndarjen e Kosovës. Por Shqipëria është e vendosur të kundërshtojë çdo njësi ushtarake ruse nën një komandë të pavarur në Kosovë. Qeveria Shqiptare nënvizon faktin se aktualisht nuk bëhet fjalë për asnjë marrëveshje me Millosheviçin, Komuniteti Ndërkombëtar nuk po negocion fatin e ardhshëm të Millosheviçit. Ky është një fat që do të vendoset në Gjykatën e Hagës. I vetmi moment i negociueshëm është e ardhmja demokratike e Rajonit,që përfshin si element parësor kthimin në shtëpitë e tyre të refugjatëve kosovarë të luftës, ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë që do të realizoheshin vetëm nëpërmjet plotësimit të 5 kushteve të NATO-s.
Skënder Gjinushi: UCK-ja është kooperative me NATO-n për të vendosur një paqe që çon drejt një Protektorati në Kosovë për një periudhë tranzitore dhe për të krijuar institucione vetëqevërisëse që pastaj mundëson atë që Kosova të vetëvendosë për fatin e tij. Tani gjithë opinioni janë të
bindur që Serbia ka humbur luftën, regjimi serb e ka humbur dhe luftën ushtarakë dhe atë politike. Pra ai u përpoq të përçajë faktorin një element mjaft i rëndësishëm se ishte e vetmja armë që i mbeti në fund, pra të shfrytëzojë dhe ata që janë për kompromisin dhe ata që janë për të shitur, dhe ata që kanë disa interesa specifikë në Serbi. Por kur u dogj dhe kjo letër është i detyruar të pranojë paqen. Kështu që meqë .... ia la këtë gjë Parlamentit Serb dhe Parlamenti Serb u detyrua të pranojë një plan paqe.
Sali Berisha: Nuk duhet harruar se Millosheviçi nënshkroi marrëveshjen pas 72 ditësh dhe ky nënshkrim marrëveshje nuk është akoma fitorja. Sepse ai arriti gjatë këtyre 72 ditëve të zbatojë operacionin Patkoi, pra të riprodhojë në Kosovë në një kohë brenda disa javësh një Bosnjë të re. Fitorja e vërtetë e Perëndimit do të jetë vetëm pasi të bëhen të paqëna të gjitha pasojat e mëdha të operacionit Patkoi, të rikthehen në shtëpitë e tyre ata që u shpërngulën dhe të rindërtohet Kosova.
Neritan Ceka: Se ajo që duhet të na interesojë neve sot është jo të merremi me Millosheviçin, me Millosheviçin do të merret Komuniteti Ndërkombëtar, do merret Gjykata e Hagës, do merret populli serb që ka kuptuar se në çfarë qorrsokaku e futi Millosheviçi Serbinë. Sot është koha që të përqëndrohemi në punët tona. Shqipëria duhet të shfrytëzojë shanset që hap implementimi i marrëveshjes për krijimin e një hapësirë të re kombëtare, ekonomike, nuk po flas për një hapësirë politike, atë do ta vendosi Europa dhe vetë populli i Kosovës me votat e veta. Veçanërisht për faktorin kosovar i cili duhet të dalë sot me një udhëheqje të vetme.
Ещё видео!