Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi ashpër dy ditë më parë, pasi një prej eksponentëve të saj në Lezhë, Gjovalin Gjini, kryetar i LSI në fshatin Rraboshtë, u dhunua fizikisht.
Nga banesa e tij, presidenti i ardhshëm Ilir Meta bëri edhe një deklaratë mjaft të fortë, duke paralajmëruar armatosjen e popullsisë, pasi siç u shpreh ai, policia nuk i mbron qytetarët.
Dy ditë pas ngjarjes, Shqiptarja.com ka arritur të kapë një sekuencë nga videoja e takimit të Metës në vilën e të dhunuarit. Në momentin kur kryetari i Kuvendit, i shoqëruar nga drejtues lokalë të LSI-së, del nga shtëpia, duket kandidati i LSI në Qarkun e Lezhës, Viktor Tusha, teksa i fut në xhep një zarf të dhunuarit Gjovalin Gjini.
Ещё видео!