Ditën e nesërme është paralajmëruar që në orën 11:00 do të zhvillohet protest kombëtare. Njerëz nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen para kryeministrisë për të protestuar për rritjen e çmimeve.
Kryeministria ka marrë masat dhe mbrëmjen e sotme ka nisur blindimin e dyerve.
Sot ishte dita e tretë e protestës në Tiranë dhe qytete të tjera pasi qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që për pasojë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të tjera.
Në Tiranë u mblodhën dhjetëra qytetarë, të cilët qëndruan rreth 2 orë para kryeministrisë ndërsa më pas u zhvendosën në rrugën e Durrësit dhe tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ku penguan qarkullimin e mjeteve për disa caste derisa ndërhyri policia.
Situata e tensionuar ishte edhe në Durrës ku qytetarët bllokuan rrugët e qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë dhe qëllimi i tyre ishte të bllokonin autostradën Tiranë-Durrës.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kryeministria#Protesta#TopChannelNews
Ещё видео!