Dy persona mbetën të plagosur në një atentat pasditen e së shtunës në një lokal të Vlores. Ata jane Roland Çepaj, 27 vjec dhe Nikollaq Çepaj, 36 vjec.
Mesohet se atentatori ka qelluar drejt lokalit me arme automatik kallashnikov nga nje makine tip Mercedes Benz i zi, me të cilën u largua menjehere, i ndihmuar dhe nga erresira.
Xhaxhai i 27 vjecarit Roland Çepajt ka pare atentatin me syte e tij dhe thotë se nipi i tij u plagos aksidentalisht.
Falë dëshmitarëve okularë në vendngjarje, policia ka arritur të bëjë identikitin e autorit. Ai ishte i pamaskuar, por kishte mjekër dhe mbante kapele.
Rreth 2 ore pas ngjarjes, ne aksin e vjeter Vlore-Fier u gjet nje makine e djegur, qe dyshohet te jete perdorur nga autoret e ketij krimi.
Burimet i thane Abc News se Nikollaq Çepaj është në gjendje të rëndë si pasojë e nje plumbi ne koke. Ai ka marrë 5 plumba, në kokë, ne legen dhe shpinë. 36 vjecari Nikollaq Çepaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale ne spitalin e Vlores dhe u dërgua në spitalin e Traumës ne Tirane.
Ndërsa Roland Çepaj, ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se objektiv i atentatit mund te kete qene 36-vjecari Nikollaq Çepaj, i cili kishte dale nga burgu disa dite me pare. Ai ishte arrestuar ne qershor 2018 per nje ngjarje te ndodhur ne 16 maj te atij viti, ne lagjen Pavaresia te Vlores. Behet fjale per atentatin brenda ambjenteve të një lokali, ku ka mbetur i plagosur më armë zjarri shtetasi Eraldo Lazaj, 34 vjeç. /abcnews.al
Ещё видео!