Pilaf me bullgur dhe perime
Përbërësit:
1 qepë e vogël
1 karrotë
2 speca ngjyra mix
1 kungull të njomë
1 domate
50 gr pure domate
kripë dhe piper të zi
2 filxhan çaji bulgur
4 filxhan ujë të valuar
kripë dhe piper të zi
3 lugë gjelle vaj ulliri
majdanoz
1 lugë çaji gjalp
Përgatitja:
Në një tenxhere të thellë kaurdisim qepën me vaj deri sa qepa të zverdhet shtojmë në të karrotën, specin dhe kungullin të prera në kubikë I përziejmë për 3-4 minuta, shtojmë domaten të qëruar nga lëkura në kubikë, e lëmë sat ë marrë valë, pak pure domate I përziejmë të gjitha sëbashku, pak kripë, shtojmë bullgurin e kaurdisim me perimet dhe shtojmë 4 filxhanë ujë të valuar e përziejmë vendosim kapakun dhe e lëmë të valojë në temperaturë nën mesataren për 15 minuta pasi të kalojë kjo kohë e fikim zjarrin vendosim mbi tenxhere një picetë e më pas kapakun e lëmë kështu dhe 15 minuta. E më pas e servirim të spërkatur me pak majdanoz të grirë hollë.
Ещё видео!