Lajme Arkiva 2003
Projekt rezoluta për mbrojtjen e figurës së shenjtores Nënë Tereza dhe origjinës së saj do të kalojë se shpejti në një seancë plenare. Pasi ka akuzuar të majtën qeverisëse se po mban ndaj Nënë Terezës të njëjtin qëndrim mohues si dhe diktatura, kreu i opozitës Berisha propozoi.
Sali Berisha: Presidenti i Republikës të kryesoj një komision “ad hoc” të ngrejë një komision “ad hoc” dhe një program, kjo jo për të rrahur gjoksin se e vërteta është që Shqipëria nuk mund të rrah gjoksin por duhet të ulë kokën dhe të kërkojë të falur mbarë njerëzimit për qëndrimin që ka mbajtur ndaj saj, sepse ajo është vërtetë me origjinë shqiptare, por më shumë se kushdo tjetër është qytetare e botës e shekullit që shkoi.
Jo politik nëpërmjet Nënë Terezës ka qenë përgjigjja e socialistëve nëpërmjet sekretarit të marrëdhënieve me publikun në partinë socialiste Bardhyl Agasi.
Bardhyl Agasi: Them të mos bëjmë politik sepse kjo nuk i përket thjesht qeverisë, as qeverisë së mëparshme demokratike, as qeverisë socialiste, ajo i përket të gjithë kombit, i përket të gjithë popullit, i përket ët gjithë politikanëve dhe s’është aspak e hijshme që ne të përfitojmë për të bërë luftë politike me figurën e Nënë Terezës.
Ndërsa deputeti Lesi ka vlerësuar edhe njëherë peticionin e intelektualëve shqiptarë kundër vendosjes së bustit të Nënë Terezës si simbol të Maqedonisë.
Nikollë Lesi: Jemi të gjithë dëshmitarë të një peticioni të vetë intelektualëve më të njohur që nga Kadareja dhe deri te Agolli e me radhë dhe nga një forum intelektualësh shqiptar që është bërë i njohur në media një lloj reagimi për atë që u përgatit dhe është pezulluar, nuk është mbyllur. Është pezulluar nga kryebashkiaku i Romës Veltrone që në sheshin Maqedonia për nder të Nënë Terezës të shtonte poshtë bustit bijë e shteti Maqedonas./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!