Bombat mbi zonat civile nuk janë ndalur as në ditën e 22 të luftës në Ukrainë. Një predhë goditi një apartament banimi në një pallat 16-katësh, që më pas u përfshi nga flakët. Goditja i mori jetën një gruaje dhe u plagosën 3 të tjerë. Ky filmim tregon momentin kur i biri qan pranë trupit të së ëmës së vrarë.
Agjencia e lajmeve Reuters publikoi pamjet satelitore të teatrit të Mariupolit, që u godit nga një sulm rus me bomba. Ekipet e emergjencës kanë arritur të nxjerrin disa të mbijetuar, ndërsa ende nuk janë konfirmuar viktima.
Mendohet se në vendstrehimin nëntokësor të teatrit ndodheshin mbi 1 mijë banorë. Pamjet satelitore tregojnë se në sheshin para teatrit ishte shkruar fjala “fëmijë” që paralajmëronte avionët luftarakë të mos godisnin.
Rusia mohon sulmin, duke akuzuar për ngjarjen, militantët e së djathtës ekstreme Azov. Pas këtij sulmi, Presidenti amerikan Joe Biden e quajti Vladimir Putinin kriminel lufte.
Këto pamje satelitore tregojnë dëmet që i ka shkaktuar ushtria ruse disa prej qyteteve që ka goditur deri më tani. Pamjet krahasuese janë nga qyteti i Sumit, ndërsa dëme të konsiderueshme ka edhe Çernihiv, Harkiv e Herson.
Sipas Kievit, nga 24 Shkurti kanë humbur jetën 1500 civilë, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se viktimat janë rreth 600. Të larguarit e luftës drejt vendeve europiane janë mbi 3 milionë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!