Pas dy ditëve diskutimi maratonë, Kuvendi miratoi në parim projekt-buxhetin për vitin 2025. Libri i ri i financave konsiderohet si më i madhi ndër vite nga qeveria, në të cilin ka planifikuar 822 miliard Lekë shpenzime, ndërsa totali i të ardhurave arrin në 750 miliard Lekë.
Në trend pozitiv parashikohet edhe rritja ekonomike që synon të shkojë në nivelin e 3.9 për qind në vit. Për mazhorancën ky është buxheti i shtimit të investimeve, uljes së papunësisë dhe rritjes së konsumit.
Eduard Shalsi: Investimet e huaja direkte po kapin shifrën 1.6 mld Euro. Vëllimi ekonomik rritet në mënyrë të qëndrueshme. Papunësia në nivele të ulëta. Prodhimi i përgjithshëm bruto ka kapur shifrën 25 mld Euro. Konsumi për fatin tuaj të keq është rritur 10.4%. Varfërinë tuaj po e projektoni si varfëri të shqiptarëve.
Por opozita, e cila paralajmëroi se do të depozitojë 19 amendamente, e cilësoi projektbuxhetin si më diskriminuesin që ka varfëruar 95% të shqiptarëve, duke pasuruar vetëm klientët e qeverisë.
Jorida Tabaku: Duke shpresuar dhe uruar që ky të jetë buxheti i fundit i socialistëve që qytetarët shqiptarë e provojnë në xhepin e tyre se sa shpërndan ky buxhet. Sot, 95% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa, paguajnë çmime më të rritura, janë më të varfër, jam e sigurtë se atë që nuk e sollën në 11 vite, nuk kanë për ta sjellë vitin e 12. A ka sude më të madhe se ata që premtuan 5% rritje pensionesh në vit dhe nuk ja bënë për 11 vite, shqiptarët do të presin që të ja bëjnë sot?
Pjesa më e madhe e “luanit” edhe në buxhetin e vitit 2025 do shkojë për infrastrukturën rrugore, mes të cilës janë parashikuar të financohen tre kontrata koncensionare, si dhe 11 projekte rrugore e hekurudhore.
Sakaq, buxheti parashikon fondet për indeksim dhe bonusin e pensionistëve, ndërkohë që nuk merr në konsideratë ndonjë politikë të re për rritjen e pagave. Por teksa në Kuvend palët diskutonin për librin e ri të financave, jashtë Parlamentit mbështetës të opozitës protestuan për afro dy orë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!