SHKODER - Vritet me armë zjarri në derë të shtëpisë në Dukagjin një 43-vjeçar, baba i tre fëmijëve, rreth orës 11:40 në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër. Mësohet se autorët kanë lëvizuar me një mjet tip Furoristradë në afërsi të banesës së 43-vjeçarit.
Gjergj Krygja është qëlluar me 4 plumba në momentin që ka dalë nga banesa në rrethana ende të paqarta. Por paraprakisht, prerja e paligjshme e druve dhe konkurrenca dyshohet se janë pista kryesore e hetimit ku është përqendruar policia.
Ещё видео!