#saliberisha #protestae7korrikut
Kur kanë mbetur 10 ditë nga mbajtja e protestës kombëtare të thirrur nga demokratët, Sali Berisha nga mbledhja e Kryesisë ishte i prerë në detyrat që u ngarkoi të të tijëve.
Tha se tubimi i 7 Korrikut do të udhëhiqet nga fronti opozitar, të cilit do t’i bashkohen edhe partitë tjera parlamentare dhe jo vetëm.
Rritja e çmimeve dhe vendosja e një regjimi nga kryeministri Rama sipas Berishës janë arsye madhore për të protestuar.
Interesi kombëtar është një tjetër çështje për të cilën Kryedemokrati tha se në 7 Korrik shqiptarët duhet të ngrihen kundër qeverisë së Edi Ramës.
Pasditen e së martës, kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi një takim me aktivistë, përfaqësues të grupeve të interesit dhe zëra kritikë. Në fokus të bashkëbisdimit ishte Fronti i Përbashkët për Shpëtimin e Shqipërisë që nuk do të ndalet vetëm në organizimin e protestës së 7 Korrikut.
“Të bëjmë gjithçka për suksesin e madh të protestës të datës 7 Korrik, një fillim të rëndësishëm të këtij fronti deri në shpëtimin e Shqipërisë.”
Në këta takim, veç përfaqësuesve të shoqërisë civile merrnin pjesë dhe përfaqësues nga diaspora shqiptare.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!