Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion në Vimerkate të Italisë, ku kanë sekuestruar 142 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga janë vënë dy të rinj shqiptarë.
Sipas mediave italiane, lënda narkotike ishte e fshehur në 4 automjete të ndryshme që ndodheshin në garazhet e një pallati dhe që ishin marrë me qira. Operacioni ka ndodhur më 27 shtator, por është bërë publik nga autoritetet italiane më 30 shtator.
Ndërkohë në Milano është vënë në pranga një person i trete, edhe ky shtetas shqiptar, të cili dy bashkëkombësit i kishin dorëzuar një ngarkesë prej 60 kilogramë të tjera kokainë. Në total droga e sekuestruar arrinte në mbi 200 kilogram.
Policia italiane po heton në lidhje me rastin dhe dyshohet se sasia e madhe e drogës i përkiste një grupi të fuqishëm italo-shqiptar të shpërndarjes së lëndëve narkotike jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Nëse do të dilte në treg, droga e sekuestruar do t’u siguronte shqiptarëve të ardhura nga 10 deri në 30 milionë euro.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Droga#Itali
Ещё видео!