Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Dy ditë pas vrasjes së një gruaje shtatzënë në Prishtinë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thirrur mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut. Në takimin ku do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit e institucioneve pritet të dilet me qëndrime konkrete për masat që duhen marrë për parandalimin e dhunës ndaj vajzave dhe grave në Kosovë. Osmani tha për mediat se kjo është një sfidë e madhe për shoqërinë. “Në agjendë janë dy pika konkrete: E para, secili institucion të jetë në inputin e vet lidhur me mangësitë që ekzistojnë në sistemin tonë për mbrojtjen e jetës së vajzave dhe grave dhe e dyta do të dalim me përfundime dhe konkluzione konkrete se si të parandalojmë këto akte të dhunës dhe këtë femicid sa më urgjentisht që të jetë e mundur. Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për dorëheqjen e të gjithë personave përgjegjës për ngjarjen. Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje. 35-vjeçarja shtatëzënë Hamide Magashi u vra nga ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili , i cili është ende në arrati.
Ещё видео!