[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Pavarësisht vlerësimeve pozitive nga Brukseli, nuk ka ende nje date te sakte për liberalizimin e vizave per Kosovën. Kryeministri Isa Mustafa pas takimeve qe zhvilloi me zyrtare te unionit, deklaroi se tashme gjithçka varet nga Brukseli dhe jo nga institucionet e Kosovës.“Atë që mund të them është se unë pres një përgjigje pozitive nga institucionet e BE-së, lidhur me liberalizimin e vizave. Ndërkaq data e dhënies së rekomandimit, por dhe data se kur qytetarët tanë do të lëvizin është në përgjegjësinë dhe kompetencën e institucioneve të BE-së. Ne i respektojmë të gjitha procedurat që ata i zhvillojnë dhe do t’i zhvillojnë më tutje. Kemi besim të plotë se ata do të vlerësojnë në mënyrë të drejtë dhe sipas meritave, përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe as që ne do të trajtohemi në mënyrë të veçantë, mbi meritat në përmbushjen e këtyre kritereve. Datë të saktë nuk ka. Natyrisht se data përcaktohet në Bruksel, nga institucionet e BE-së dhe jo nga ne.”Anëtare te kabinetit kosovar dhe zyrtare te larte gjate ditëve te fundit nuk e kane fshehur optimizmin per heqjen e regjimit te vizave brenda disa javësh, pasi kriteret e kërkuara janë përmbushur, por deri tani nga BE nuk ka mbërritur asnjë rekomandim pozitiv.
Ещё видео!