Për demokratët kjo verë nuk do të jetë aspak një sezon pushimi, por intensifikim i aksionit opozitar derë më derë me qytetarët.
Përpara krerëve të degëve të Partisë Demokratike të Tiranës, Sali Berisha ishte i prerë në detyrat që ndau, duke i paralajmëruar të vetët se 7 Korriku ishte vetëm sipari i betejës së opozitës së vërtetë me atë që e cilësoi regjim monist i Edi Ramës.
“Protesta jone nuk ndalet më, ajo ishte hapi i parë, opozita në këmbë. Kjo qeveri duhet të ikë. Të avacojmë më tej me axhendën tonë. I thamë boll vodhe, ik dhe ky duhet të ikë dhe ne do bëjmë gjithçka që ky të ikë”.
Vija paralele hoqi mes Shqipërisë e Sri Lankës, teksa e akuzoi Edi Ramën dhe zyrtarë të lartë të maxhoranës për grabitje të pasurisë publike.
“Po përdorin të vdekur për të vjedhur. Po e sjellin me urgjencë në parlament dekretin e presidentit që e ktheu për Butrintin, sepse 500 ha tek Kepi i Stillos do merren nga klientela. Tani po marrin Pallatin e Brigadave për të ndërtuar kodrën me kulla e pallate”.
Pa sulmuar nuk la edhe SPAK-un, që sipas tij është kthyer në kapak të aferave të qeverisë.
“S’mund ta mbrojë më SPAK-u këtë qeveri, jo jo do përballet me popullin. SPAK-u është bërë kapaku i vjedhjeve. Si mund t’ia japë paratë njerëzve në kërkim, dhe tallen me ne, bëjnë teatër, do pranojmë ne të bëjnë teatër ata? Jo dhe do i përmbushim”.
Si një përdorues i mirë i rrjeteve sociale, Berisha u la porosi drejtuesve të degëve që t’i japin përparësi edhe komunikimit vitual.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!