Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar me inciale E. L, pasi në lokalin e tij në lagjen nr.18 të qytetit është gjetur një pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 4 fishekë. Policia bën me dije se 44 -vjeçari është gjobitur, pasi kishte hapur lokalin e tij, duke shkelur kështu masat e marra për COVID-19.
Njoftimi i Policisë:
Vijon kontrolli i territorit, për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Hapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ, mbante armë zjarri pa leje në lokal, arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar. Sekuestrohet një armë zjarri “Beretta”. Një ditë më parë u arrestua një tjetër shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për përmbushjen e detyrave funksionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në territor, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që kishte hapur lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe se në lokal kishte dhe armë zjarri, pas në një pune të mirëorganizuar arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Durrës.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!