Pas disa praktikave të suksesshme gjatë vitit të shkuar, Ministria e mMrojtjes po mendon që të gjitha tenderat për pajisjet me vlera të konsiderueshme, mirëmbajtjen e tyre e deri tek uniformat e Forcave të Armatosura të mos i bëjë më vetë por të kryhen nga Agjencia e Prokurimeve të NATO-s.
“Nuk duam t’i bëjmë tenderat vetë, duam t’ja japim NATO-s”.
Peleshi konfirmon prishjen e kontratës me kompaninë italiane për mirëmbajtjen e helikopterëve Cougar duke mos përjashtuar mundësinë dhe të përballjes në gjykatë për mospërmbushje të kontratës.
"Nuk ka rrugë tjetër".
Por flota ushtarake, ministri siguron që gjatë 2023 ashtu si dhe buxheti për mbrojtjen, do të rritet duke përfshirë këtu dhe blerjen vitin e shkuar të dronëve “Bayraktar” por dhe pajisjet që nevojiten për Emergjencat Civile.
“Një system komunikimi tokë-ajër-tokë si dhe dy sisteme të reja raketore anti-tank dhe kundërajror, pasurojmë edhe flotën e mjeteve ajrore që përdoren kundër zjarreve me dy avionë”.
Në analizën e bërë për vitin që lamë pas dhe për të bërë publike prioritetet e 2023 në fushën e mbrojtjes, Peleshi e rendit si objektiv të rëndësishëm fuqizimin kibernetik. E për ta përmbushur, një nga mënyrat është rritja e pagave për specialistët IT dhe sigurisë kibernetike.
“Nëse ne nuk jemi kompetitivë në pagesa, ne nuk rekrutojmë më staf”.
Gjatë 2023, rritje pagash, sipas ministrit, do të ketë për të gjithë ushtarakët.
“Gjatë 2023 ushtarakët tanë do të marrin një pagë 40% më të lartë se sa 2022”.
Peleshi flet për rrije të kontributit të Shqipërisë në misionet jashtë vendit dhe për strategjinë qe ka Ministria që ai drejton për të ndryshuar metodat e rekrutimit në Forcat e Armatosura.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!