Opozita do të mbajë pasditen e nesërme protestën e radhës para kryeministrisë. Për ruajtjen e renditt gjatë këtij tubimi, janë angazhuar rreth 1700 efektivë të policisë së shtetit, Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të Gardës së Republikës. “Abc Neës” mëson se policia ka kaluar në gatishmëri prej ditës së djeshme.
Protesta e opozitës e njoftuar për t’u mbajtur të shtunën e 8 qershorit do të angazhojë më shumë se 1700 efektive të policise si edhe të punonjës të Gardës së Republikes.
I gjithë perimetri i sigurisë së kryeministrisë, është rrethuar me barriera metalike nga policia e Shtetit. Unifromat blu ndodhen në gatishmëri, prej së premtes, ndërsa një pjesë e mirë e trupave policore, do të jenë edhe nga drejtoritë vendore, si ajo e Durrësit dhe e Elbasanit.
Nurmi i lartë i trupave policore të angazhuar në protestë, sipas burime nga Policia e Shtetit, ka të bëjë me marrjen e masave shtesë, pasi nuk përjashtohet mundësi që të sulmohen disa nga institucionet e rëndësisë së veçantë nga protestuesit e opozitës. Në rrjeshtin e parë do të jenë të dislolokuara policia e rendit dhe forcat Shqiponja. Ndërkohë që Forcat Lëvizëse, Operacione, RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpjet, janë të pozicionuar në pjesën e pasme të Kryeministrisë. Gjithashtu një pjesë e mirë e trupave policore do të jenë të pozicionuara edhe para Parlamentit, pasi nuk përjashtohet mundësi që protesta të zhvendoset pas zhvillimit të saj te kryeministria. Në ndihmë të oficerëve të policisë gjyqësore jane edhe kamerat me rezulucion të lartë, teksa shtyllat edhe në këtë protestë janë të lyera me graso. Nisur nga përdorimi i madh i lëndëve piroteknike në protesatat e kaluara, si kapsolla e bomaba Molotov, brenda turmës do të infiltrohen edhe agjentët e antiterrorit në policinë e Shtetit.
Masa ka marrë edhe Policia Rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë pallati i sportit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. /ABC News Albania 24/7
Ещё видео!