Lajme arkiva 2008
Rëndohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve ish punëtorë të fabrikës së demontimit të predhave në Gërdec. Për pasojë njëri prej tyre është larguar në shtëpi. 17-vjeçari Hajdar Halili ka dalë nga greva e urisë natën e së martës pasi gjendja e tij është përkeqësuar, ndërsa grevisti tjetër i është nënshtruar trajtimit mjekësor në ambientet e grevës.
Adriatik Spahiu: “Dje mora një serum, sot më rekomandoi doktoresha ca ilaçe. Shumë dobët sot.”
Ndërkaq edhe pse në ditën e 6 të grevës së urisë, mjeku deklaron se gjendja shëndetësore e 6 ish-punëtorëve të tjerë është e mirë.
Zija Daja: “Gjendja e përgjithshme, në përgjithësi është e mirë, por është shtuar një rast, i cili ka mungesë lëngjesh, ka pasur të vjella dhe mendojmë ta marrim ta çojmë në spital.”
7 grevistët vizitohen disa herë në ditë nga mjekët e zonës, si dhe nga ekipe mjekësore nga Tirana./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!