#oranews
Ivi Kaso, i cili në zgjedhjet e fundit të 25 prillit ka përfaqësuar PD në KQZ zgjodhi të ishte në mbledhjen e sotme të KQZ edhe pse zyrtarisht PD dhe kryetari i saj Basha kishin referuar dy përfaqësues të tjerë, Marash Logun dhe Indrit Sefën.
Mbledhja po zhvillohet për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore që do të mbahen në 6 bashki të vendit.
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, nuk e fshehu keqardhjen për situatën por tha se institucioni që drejton marrëdhëniet institucionale i ka me PD.
Nga ana tjetër Kaso kujtoi se Basha prej 11 dhjetorit nuk është më kryetar i PD dhe po ashtu sigla dhe vula nuk janë më ato që janë paraqitur në KQZ.
Ivi Kaso: Prej datës 11 dhjetor 2021 jo vetëm nënshkruesi i letrës drejtuar KQZ nuk është më kryetar i PD, por me vendim të 4935 delegatëve të Kuvendit Kombëtar sigla dhe vula e PD kanë ndryshuar në raport me ato që janë depozituar në KQZ në procesin e 25 prillit. Pasi të njihem me letrën mund të mbaj dhe një qëndrim zyrtar.
Ilirjan Celibashi: Jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si një parti politike. Ai që është përfaqësues ligjor i saj e demnonstruar deri sot nga aktet zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ. Për ju kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë çështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes. Opinionet dhe mendimet e PD në lidhje me këto akte janë ato të cilat prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu. Një kopje e këtyre akteve do tu vihet në dispozicion.
Ky debat vjen në një kohë që përçarja në PD vijon në një rrugë pa kthim.
Pritet e njëjta situatë edhe sa i përket emrave të kandidatëve për këto zgjedhje, ku si Basha ashtu dhe Berisha kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por me shumë gjasë kandidatët e propozuar nga komisioni i Rithemelimit të PD-së të dalin si kandidatë të pavarur në zgjedhjet që do mbahen në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!