Tre javë pas dështimit të takimit trilateral në Bruksel, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak ka pritur në takim kryenegociatorin Besnik Bislimi, me të cilin ka diskutuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.
Në një postim në plaformën X, diplomati sllovak shkruan se po bëhen përgatitje për takimin e radhës mes kryenegociatorëve në Bruksel. “Diskutim i mirë dhe i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në përgatitje të takimit të ardhshëm mes kryenegociatorëve sot në Vjenë. Ne diskutuam në detaje për zbatimin e plotë të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar ai.
Kosova dhe Serbia bëjnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve që prej vitit 2011. Përveçse në nivel kryenegociatorësh, bisedimet zhvillohen edhe në nivel politik. Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk janë takuar prej shtatorit të vitit 2023.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#Serbi
Ещё видео!