Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Malësi e Madhe-Ka qenë tragjik ky 8 Mars për një grua 30 vjecare nga Malësia e Madhe, e cila është vrarë nga bashkëshoriti i saj, dhe ky i fundit më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së dielës rreth orës 10:45 në fshatin Aliaj në Bajzë të Malësisë së Madhe.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë për këtë vrasje. Çifti i bashkëshortëve është gjetur i vdekur brenda një makine me targa AA 405 DH.
Policia bënd të ditur se viktima janë bashkëshortët Pal Isufaj vjeç 35 dhe gruaja e tij Dorina Isufaj 30 vjeçe. Viktimat ishin prindër të tre fëmijëve.
Sipas hetimeve të para dyshohet se shkak për këtë krim ka qenë xhelozia bashkëshortore.
Ndërkohë po punohet per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe po kryhen veprimet me grupin hetimor.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!