Instagram: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Spotify: [ Ссылка ]
Me datën 13.06.2019., në Kojë u mbajtë Logu i festes së Shna Ndout.
Logu sipas traditës në Malësi të Madhe filloi me meshën shëjnte, të cilën e drejtoi Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, më pas i falenderoi donatorët dhe organizatorët, famullitari p.Pashko Gojcaj dhe mbas meshet u ba bekimi i truporës së Shna Ndout.
Truporja asht donacion i Kolë Gjonit Ivanaj nga SHBA dhe Tomë Franit Ivanaj, nga Kanada.
Në shenjë falenderimit Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Rrok Gjonlleshaj, ndau mirnjohje për donatoret e trupores, Kolës dhe Tomës Ivanaj. Po ashtu, në shenjë mirnjohjeje, donatorëve nga një fotografi me pamjen e Kishës së Kojës, si dhurate ua dhuroi mësimdhënsja, Katrinë Lucaj.
Pas meshes dhe bekimit të trupores, programi vazhdoi me pjesën artistike, ku filloi me kangen kushtuar shejntit Shna Ndua e kompozuar dhe kenduar nga maestro Agron Pllumaj, me pas të pranishmit i argëtuan këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Ilir Shaqiri, këngëtarja Marija Lajçaj si dhe Ansambli “Shqiponja” me këngë dhe valle folklorike.
Në emër të organizatorit, të pranishmit i përshendeti, Nenkryetari i Shoqates "Koja" nga SHBA, Nua Ivanaj, pastaj edhe Kryetari i Shoqatës “Koja”, nga SHBA, Marash Nucullaj, Prof.Dr Palokë Camaj, si dhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj.
Logu i festes vazhdoi me këngë dhe valle deri ne oret e vona, me shprese qe edhe vitet e tjera te organizohet ne menyre dinjitoze sic u ka hije malesoreve!
Sponsor i kanges eshte Kole Ivanaj.
Ещё видео!