Serbia mund të jetë vendi i vetëm në Evropë që nuk do të marrë pjesë në samitin e BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, pasi presidenti Aleksandër Vucic ka refuzuar të ulet në një tryezë me kryeministrin Albin Kurti.
Deklaratat e ashpra të Vuçic, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ‘llum terrorist’, kanë nxitur edhe reagimin e Bashkimit Evropian i cili u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi që të përmbahen nga retorika nxitëse.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i kërkoi po ashtu Vucic që të kenë “sjellje evropiane”, për të ndihmuar në uljen e tensioneve.
Ai shprehet se Samiti i Tiranës ka një rëndësi të veçantë, sidomos në kontekstin e situatës globale, dhe BE pret që të gjithë liderët të marrin pjesë.
“Natyrisht se ky është një samit shumë i rëndësishëm dhe presim që të gjithë liderët e rajonit të Ballkanit Perëndimor të jenë të pranishëm, ashtu si liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian”.
Stano thotë po ashtu se situata e sigurisë në terren është e brishtë dhe duhet të punohet për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Deklaratat e Vuçiqit për Kurtin erdhën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërim të Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Komunitete. Serbia e ka konsideruar këtë vendim si shkelje të rëndë duke theënë se Rashic nuk përfaqëson serbët e Kosovës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Vuçiç
Ещё видео!